Menyja e ndihmës

Si të transferoni porosinë në një tavolinë tjetër

Kur klientët ndërrojnë vend, porosinë mund ta kaloni në tavolinën e re pa e regjistruar sërish.

Hapi 1 Hapni menynë e tavolinës

Hapni tavolinën që ka porosinë dhe klikoni butonin e veprimeve të tavolinës. Shihni „Si të hapni menynë e veprimeve të tavolinës”.

Menyja e tavolinës me butonat Bashko, Nda, Kalojeni kamarierin, Fshi dhe Kthehu

Hapi 2 Klikoni „Bashko”

Shfaqet plani i tavolinave. Tavolina burim shfaqet me të kuqe dhe lart shkruhet „Burimi i zgjedhur: … Zgjidhni tavolinën destinacion”. Me opsionin Shfaq tavolinat boshe shfaqen edhe tavolinat e lira.

Ekrani i bashkimit me tavolinën burim të zgjedhur me të kuqe

Hapi 3 Zgjidhni tavolinën destinacion

Klikoni tavolinën ku doni ta kaloni porosinë. Ajo shfaqet me të gjelbër dhe lart shkruhet „Gati për bashkim me tavolinë boshe: … (burimi) → … (destinacioni)”. Nëse keni zgjedhur gabim, klikoni Anulo.

Tavolina destinacion e zgjedhur me të gjelbër

Hapi 4 Konfirmoni

Klikoni Bashko. Në mesazhin „Jeni të sigurt që dëshironi të transferoni të gjitha porositë nga … në tavolinën boshe …?” klikoni Yes. Shfaqet konfirmimi „Riasinjimi i tavolinës me sukses!”. Klikoni OK.

Mesazhi Transfero në tavolinë boshe që kërkon konfirmimin e transferimit
Mesazhi Sukses: riasinjimi i tavolinës u krye

Rezultati

Porosia ndodhet tani te tavolina e re, me të njëjtin kamarier dhe të njëjtën shumë, ndërsa tavolina e vjetër lirohet.

Porosia e transferuar në tavolinën 7 në planin e tavolinave

Video udhëzuese

Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 0:58 deri në 1:13.

Mbështetja

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na telefononi ose na shkruani dhe ju ndihmojmë me Kendrix POS.

Telefon 044 205 994
Orari

E hënë – E premte, 09:00–17:00