Program për shitje dhe arkë fiskale digjitale në Prishtinë Ndërtuar në Prishtinë,instaluar në lokalin tuaj.

Kendrix Tech e ka selinë në Prishtinë. Këtu zhvillohet Kendrix POS — Softuer Elektronik Fiskal (SEF) i certifikuar nga ATK — dhe nga këtu vijmë në lokalin tuaj për demonstrim, instalim dhe trajnim. Kur thirrni, ju përgjigjen njerëzit që e kanë ndërtuar programin.

Zyra

Kendrix Tech në Prishtinë

Adresa

Rr. Ahmet Krasniqi, 10000 Prishtinë, Kosovë

Orari

E hënë – e premte, 09:00–17:00

Telefoni

044 205 994

Email

hello@kendrix.org

Hapeni në hartë
Çfarë instalojmë

Një program për secilin lloj lokali

Program për restorante, kafene dhe bare

Salla e tavolina, porosi në kuzhinë e bar, ndarje llogarie.

Program për markete dhe dyqane

Skaner barkodi, artikuj me peshë, stok në kohë reale.

Program për klinika dhe ordinanca

Kartela e pacientit, raport mjekësor A4, çmimorja e shërbimeve.

Program për kafiteri, furra dhe kioska

Pllakëza në ekran, shitje me pak prekje.

Program për kontabilitet

Kuponët dhe blerjet hyjnë vetë në libra; eksport në formatet e ATK-së.

SEF i certifikuar nga ATK

Kupon fiskal me NIVF, NUIKF dhe QR, edhe pa internet.

Softuer me porosi

Sisteme desktop dhe ueb, integrime, aplikacione iOS.

Si shkon

Nga telefonata te shitja e parë

01

Na thirrni

Në 044 205 994 tregoni çfarë lokali keni dhe çfarë pajisjesh përdorni. Ofertën e merrni me telefon, brenda ditës.

02

Demonstrim në lokalin tuaj

Vijmë me sistemin gati dhe e shihni me artikujt tuaj: shitjen, kuponin fiskal me QR dhe raportet. Demonstrimi është falas; bëhet edhe nga distanca.

03

Instalim dhe trajnim

Instalojmë programin dhe printerët, konfigurojmë artikujt e stafin dhe trajnojmë ekipin në vend. Licenca aktivizohet me telefon brenda minutash.

04

Mbështetje pas nisjes

Mbështetja me telefon dhe përditësimet gjatë vitit janë pjesë e pakos — edhe kur ndryshojnë kërkesat e ATK-së.

Nuk jeni në Prishtinë? Instalojmë në lokal në gjithë Kosovën. Shihni qytetet

Pyetje të shpeshta

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

A vini në lokal në Prishtinë për demonstrim?

Po. Demonstrimi është falas dhe bëhet në lokalin tuaj, me artikujt tuaj — ose nga distanca, nëse ju përshtatet më shumë. Terminin e caktoni në 044 205 994.

A e zëvendëson Kendrix POS arkën fiskale?

Jo. Kendrix POS është Softuer Elektronik Fiskal (SEF) i certifikuar nga ATK (nr. SEF 812113983327): fiskalizimi kryhet brenda programit dhe kuponi shtypet në printer të zakonshëm kuponësh, pa pajisje fiskale shtesë.

Sa zgjat instalimi?

Zakonisht brenda ditës. Instaluesi konfigurohet vetë, licenca aktivizohet me telefon brenda minutash dhe udhëzuesi i konfigurimit ju çon nëpër artikuj, staf dhe printerë. Instalimi bëhet në lokal, në gjithë Kosovën.

A punoni edhe jashtë Prishtinës?

Po. Instalimi bëhet në lokal në gjithë Kosovën — Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan e më gjerë — ndërsa mbështetja jepet me telefon dhe nga distanca.

Blog

Udhëzues për këtë temë

Program për shitje në Kosovë: si ta zgjidhni POS-in e duhur

Çfarë duhet të ketë një program për shitje (POS) në Kosovë: certifikimi SEF nga ATK, puna pa internet, raportet X dhe Z, barkodi, tavolinat dhe aplikacioni mobil.

Arkë fiskale apo softuer fiskal (SEF)? Dallimet për një biznes në Kosovë

Arka fiskale klasike dhe softueri fiskal (SEF) i certifikuar nga ATK nuk janë e njëjta gjë: pajisja, kuponi me QR, raportet, puna pa internet dhe lidhja me kontabilitetin.

Fiskalizimi në Kosovë: udhëzues praktik për bizneset

Si funksionon fiskalizimi në Kosovë: çfarë është SEF-i, çfarë mban kuponi fiskal (NIVF, NUIKF, QR), çfarë ndodh pa internet, raportet X e Z dhe si të filloni.

Të gjithë artikujt

Shihni sistemin para se të vendosni.

Demonstrim falas — në lokal ose nga distanca.