Pesë produkte,një ekip.
Të gjitha të ndërtuara dhe të mbështetura nga Kendrix Tech në Prishtinë — dhe të lidhura mes vete: POS-i lëshon kuponin, ONE e mban llogarinë.
01
Kendrix POS
Pika e shitjes e certifikuar nga ATK — për restorante, markete, klinika dhe shitje të shpejtë, me aplikacion mobil falas.
Hap02
Kendrix ONE
Kontabiliteti dhe menaxhimi i biznesit, i lidhur drejtpërdrejt me POS — me Kendrix AI brenda.
Hap03
Kendrix Dairy
Menaxhimi i grumbullimit të qumështit: blegtorët, litrat ditorë, barazimet dhe vërtetimet gjashtëmujore.
Hap04
Kendrix Vinery
Menaxhimi i kantinës: planimetria e cisternave, lotet, transferimet, matjet dhe raportet PDF.
Hap05
Kendrix Booking
Faqe interneti me rezervim terminesh për berberë, sallone, klinika dhe shërbime — me panel për ditën, pagesat dhe klientët.
HapCili produkt për cilin biznes
| Produkti | Për kë | Ku punon | Fiskalizimi dhe lidhjet |
|---|---|---|---|
| Kendrix POS | Restorante, kafene, markete, klinika dhe shitje e shpejtë | Windows · aplikacion falas për iPhone dhe iPad | SEF i certifikuar nga ATK, nr. 812113983327; kupon fiskal me QR, edhe pa internet |
| Kendrix ONE | Biznese që duan kontabilitetin të lidhur me POS-in, menaxherë dhe ekipe në terren | Ueb · aplikacion për iPhone dhe iPad | Merr kuponët dhe blerjet nga Kendrix POS; eksporton librat në formatet Excel të ATK-së |
| Kendrix Dairy | Qumështore, pika grumbullimi, kooperativa | Ueb, pa instalim | Sipas kërkesës lidhet me Kendrix POS dhe Kendrix ONE; vërtetimet gjashtëmujore për subvencione |
| Kendrix Vinery | Kantina, verari, distileri | Ueb: kompjuter, tablet ose telefon | Shitja në kantinë lidhet me Kendrix POS për kuponin fiskal; raporte PDF |
| Kendrix Booking | Berberë, sallone, klinika me termin | Ueb: faqja juaj e internetit | Pagesat mund të lidhen me Kendrix POS për kuponin fiskal; konfirmim me email dhe SMS |
Një ekip, një sistem
Kendrix POS e lëshon kuponin fiskal; Kendrix ONE e mban llogarinë. Kuponët, blerjet dhe arka hyjnë vetë në libra, pa u shtypur dy herë.
Aplikacioni mobil i POS-it vjen falas me pakon e shitjes dhe komunikon drejtpërdrejt me POS Desktop.
Të gjitha produktet ndërtohen dhe mbështeten nga i njëjti ekip në Prishtinë: demonstrim falas dhe mbështetje me telefon. Kendrix POS instalohet në lokal, zakonisht brenda ditës; produktet në ueb nuk kanë nevojë për instalim.