Kendrix Booking

Faqe interneti me rezervim terminesh
Për berberë · sallone · klinika · shërbime me termin

Klienti rezervon vetë,në katër hapa.

Kendrix Booking ndërton faqen tuaj të internetit me rezervim terminesh — shërbimi, punonjësi, data e ora, të dhënat — dhe një panel ku ju shihni ditën, pagesat dhe klientët. Në përdorim çdo ditë te Barbershop Baki në Norvegji.

Katër hapa, nga telefoni

Shërbimi me kohëzgjatje e çmim, punonjësi, termini i lirë dhe të dhënat — pa llogari, pa aplikacion.

Terminet e lira llogariten vetë

Nga orari i punonjësit dhe kohëzgjatja e shërbimit; mbivendosjet janë të pamundura.

Konfirmim me email dhe SMS

Klienti merr konfirmimin menjëherë; SMS-ja aktivizohet me një çelës.

Ekranet e aplikacionit
Kendrix Booking — Faqja e biznesit me hyrjen te rezervimi
FaqjaFaqja e biznesit me hyrjen te rezervimi
Kendrix Booking — Shërbimet me kohëzgjatje dhe çmim
Hapi 1Shërbimet me kohëzgjatje dhe çmim
Kendrix Booking — Zgjedhja e punonjësit
Hapi 2Zgjedhja e punonjësit
Kendrix Booking — Data dhe terminet e lira
Hapi 3Data dhe terminet e lira
Kendrix Booking — Të dhënat e klientit dhe dërgimi
Hapi 4Të dhënat e klientit dhe dërgimi
Kendrix Booking — Terminet e ditës dhe të javës, pagesat, klientët
PaneliTerminet e ditës dhe të javës, pagesat, klientët
Kendrix Booking — Rezervimet e ditës me klientin dhe pagesën
DitaRezervimet e ditës me klientin dhe pagesën
Kendrix Booking — Orari javor i çdo punonjësi
OrariOrari javor i çdo punonjësi
Veçoritë kryesore

Çfarë bën Kendrix Booking

01

Faqja juaj e internetit

E dizajnuar për biznesin tuaj, me logon, fotot dhe shërbimet tuaja — dhe rezervimin brenda saj.

02

Shërbimet dhe kategoritë

Çdo shërbim me kohëzgjatje dhe çmim; klienti mund të zgjedhë disa njëherësh.

03

Orari i punonjësve

Orët e punës për çdo ditë dhe punonjës; terminet e lira dalin vetë prej tyre.

04

Paneli i ditës

Rezervimet e ditës me shërbimet, klientin dhe pagesën; hapësirat e lira plotësohen me një klik.

05

Klientët dhe historia

Kartela e klientit me çdo rezervim — të kryera dhe të anuluara, me arsyen.

06

Pagesat

Pagesa regjistrohet te termini, me punonjësin dhe datën; totali i ditës del në panel.

07

Njoftime me email dhe SMS

Konfirmime me shabllone të redaktueshme; SMS përmes Twilio, me prefiksin e vendit.

08

Shqip dhe anglisht

Paneli ndërrohet me një klik; faqja për klientët në gjuhën e tregut tuaj — edhe norvegjisht.

Rezervimi

Nga faqja te karrigia

Klienti rezervon nga telefoni; ju e shihni në panel para se të mbërrijë.

Çfarë bën klientiÇfarë bën sistemi
Zgjedh shërbiminMbledh kohëzgjatjen dhe çmimin e shërbimeve të zgjedhura.
Zgjedh punonjësinMerr orarin e tij dhe llogarit terminet e lira për atë kohëzgjatje.
Zgjedh datën dhe orënRezervon terminin dhe e heq nga lista për të tjerët.
Lë të dhënatDërgon konfirmimin me email ose SMS dhe e shton klientin në regjistër.
Vjen në terminJu e shënoni pagesën; termini kalon në historinë e klientit si i kryer.
Instalimi

Faqja dhe paneli janë në ueb — pa instalim, nga çdo telefon a kompjuter. Pagesat mund të lidhen me Kendrix POS për kuponin fiskal.

Shihni sistemin para se të vendosni.

Demonstrim falas — në lokal ose nga distanca.