Program për shitje dhe kontabilitet në Kosovë Nga kuponi fiskal te bilanci — një sistem.

Kendrix Tech ndërton dhe mirëmban softuerin e vet: Kendrix POS, i certifikuar nga ATK; Kendrix ONE për kontabilitetin dhe ekipin; dhe sisteme për klinika, restorante, markete, qumështore, verari e rezervime. Të zhvilluara dhe të mbështetura në Prishtinë.

Kendrix POS, program për restorante: sallat dhe tavolinat në ekran
Aplikacioni mobil i Kendrix POS: shitja nga iPhone

Kendrix POS · Sallat e restorantit në desktop · shitja nga telefoni



Produktet

Pesë produkte, një ekip.

01

Kendrix POS

Pika e shitjes e certifikuar nga ATK — për restorante, markete, klinika dhe shitje të shpejtë, me aplikacion mobil falas.

Hap

02

Kendrix ONE

Kontabiliteti dhe menaxhimi i biznesit, i lidhur drejtpërdrejt me POS — me Kendrix AI brenda.

Hap

03

Kendrix Dairy

Menaxhimi i grumbullimit të qumështit: blegtorët, litrat ditorë, barazimet dhe vërtetimet gjashtëmujore.

Hap

04

Kendrix Vinery

Menaxhimi i kantinës: planimetria e cisternave, lotet, transferimet, matjet dhe raportet PDF.

Hap

05

Kendrix Booking

Faqe interneti me rezervim terminesh për berberë, sallone, klinika dhe shërbime — me panel për ditën, pagesat dhe klientët.

Hap
Fiskalizimi

I certifikuar. Automatik. I verifikueshëm.

Kendrix POS është Softuer Elektronik Fiskal (SEF) i certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës. Çdo kupon nënshkruhet, regjistrohet në ATK dhe merr QR kod verifikimi — vetë, në sfond, edhe pa internet.

Si funksionon
Kendrix POS, program për shitje: ekrani i shitjes me barkod në market
Kendrix POS · Ekrani i shitjes me barkod

Shërbimet

Softuer me porosi, nga ekipi që ndërton produktet e veta.

Sisteme desktop dhe ueb

Aplikacione C#/.NET për Windows dhe ueb — nga një vegël me një ekran deri te një sistem me shumë degë.

Integrime

Fiskalizimi me ATK, bankat, printerët fiskalë, peshoret, skanerët dhe bazat ekzistuese të të dhënave.

Aplikacione mobile

Aplikacione iOS që komunikojnë me sistemin tuaj desktop ose ueb — si aplikacionet tona POS dhe ONE.

Të gjitha shërbimet

Partnerët

Me kë punojmë

Dönerdays
City Taxi
Proper Pizza
Yjësia
Illyrian Vinery
T
QUAD A
Diana Gifts & Decor
Bluesky
EnglishCentre
SH

Lëvizni mausin mbi logot për të ndalur rrëshqitjen.


Pyetje të shpeshta

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

Çfarë është Kendrix POS?

Kendrix POS është program për shitje për restorante, markete, klinika dhe shitje të shpejtë, i zhvilluar dhe i mbështetur në Prishtinë nga Kendrix Tech L.L.C.. Është Softuer Elektronik Fiskal (SEF) i certifikuar nga ATK — nr. SEF 812113983327 — prandaj çdo kupon fiskalizohet vetë, me QR kod, edhe kur nuk ka internet.

A e zëvendëson Kendrix POS arkën fiskale?

Jo. Kendrix POS është Softuer Elektronik Fiskal (SEF) i certifikuar nga ATK (nr. SEF 812113983327): fiskalizimi kryhet brenda programit dhe kuponi shtypet në printer të zakonshëm kuponësh, pa pajisje fiskale shtesë.

A ka program për shitje falas?

Një program falas ju shërben vetëm nëse është SEF i certifikuar nga ATK — pa certifikim, kuponi që lëshon nuk është kupon fiskal. Kendrix POS nuk është falas, por demonstrimi është falas, në lokal ose nga distanca, dhe aplikacioni mobil për iPhone dhe iPad vjen falas me pakon e shitjes.

Sa kushton programi?

Çmimi varet nga mënyra e punës, numri i arkave dhe pajisjet që keni. Ofertën e merrni me telefon brenda ditës në 044 205 994; përditësimet gjatë vitit dhe mbështetja me telefon janë pjesë e pakos.

A punoni vetëm në Prishtinë?

Jo. Selia është në Prishtinë, por instalimi bëhet në lokal në gjithë Kosovën — Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan e më gjerë — ndërsa mbështetja jepet me telefon dhe nga distanca.

A keni edhe program për kontabilitet?

Po. Kendrix ONE është program për kontabilitet i lidhur me POS-in: kuponët fiskalë, blerjet dhe arka hyjnë vetë në libra, dhe Libri i Shitjes, Libri i Blerjes e Deklarata e TVSH-së eksportohen në formatet Excel të ATK-së.

Blog

Udhëzues për këtë temë

Program për shitje në Kosovë: si ta zgjidhni POS-in e duhur

Çfarë duhet të ketë një program për shitje (POS) në Kosovë: certifikimi SEF nga ATK, puna pa internet, raportet X dhe Z, barkodi, tavolinat.

Program për kontabilitet në Kosovë, në shqip: çfarë duhet të bëjë

Si ta zgjidhni një program për kontabilitet në Kosovë: faturimi, librat e shitjes e blerjes, deklarata e TVSH-së, pagat dhe lidhja me POS-in.

SEF i certifikuar nga ATK: çfarë do të thotë dhe si ta verifikoni

Ku e publikon ATK listën e SEF-ve të certifikuar, çfarë është Softueri Elektronik Fiskal dhe si verifikohet një program në regjistër.

Fiskalizimi në Kosovë: udhëzues praktik për bizneset

Si funksionon fiskalizimi në Kosovë: çfarë është SEF-i, çfarë mban kuponi fiskal (NUIKF, QR), puna pa internet dhe raportet X e Z.

Program për shitje falas: çfarë merrni dhe çfarë jo

A ka program për shitje falas në Kosovë? Çfarë japin programet falas, pse kuponi fiskal kërkon SEF të certifikuar dhe çfarë është falas te Kendrix.

Të gjithë artikujt

Shihni sistemin para se të vendosni.

Demonstrim falas — në lokal ose nga distanca.