Kendrix POS — Program për restorante, kafene dhe bare në Kosovë

SEF i certifikuar nga ATK · v1.2.4
Për restorante · kafene · bare · pizzeri

Tavolina të qarta,llogari të sakta.

Kendrix POS e mban lokalin nën kontroll — nga porosia në tavolinë deri te kuponi fiskal, edhe kur interneti ndërpritet.

Salla dhe tavolina

Me një shikim shihni cilat tavolina janë të hapura, sa mban secila dhe kush i shërben.

Porosia shkon vetë

Çdo porosi shtypet aty ku përgatitet — kuzhinë, bar ose picë — pa vrapim mes sallave.

Llogari të ndara

Ndani llogarinë, bashkoni tavolina ose zhvendosni porosinë pa e prishur kuponin.

Pamje nga sistemi
Kendrix POS, program për restorante, kafene dhe bare në Kosovë: Tavolinat e vendosura si në lokal, sallë për sallë
SallatTavolinat e vendosura si në lokal, sallë për sallë
Kendrix POS, program për restorante, kafene dhe bare në Kosovë: Opsione dhe shënime për artikullin, me tastierë në ekran
PorosiaOpsione dhe shënime për artikullin, me tastierë në ekran
Kendrix POS, program për restorante, kafene dhe bare në Kosovë: Zgjedhja e tavolinës ku kalon llogaria
BashkimiZgjedhja e tavolinës ku kalon llogaria
Kendrix POS, program për restorante, kafene dhe bare në Kosovë: Paneli i administratorit me shitjet e ditës
RaportetPaneli i administratorit me shitjet e ditës
Veçoritë kryesore

Gjithçka që kërkon një lokal

01

Salla dhe tavolina

Vendosini tavolinat si në lokal; me një shikim dalloni cilat janë të zëna dhe sa mban secila.

02

Porosi për tavolinë

Shtoni artikuj raund pas raundi — llogaria rritet, kuponi mbyllet vetëm në fund.

03

Dërgim në kuzhinë e bar

Çdo kategori shkon te printeri i vet: kuzhina merr ushqimin, bari pijet.

04

Ndarje e llogarisë

Ndajeni faturën kur klientët në një tavolinë paguajnë veçmas.

05

Bashkim dhe zhvendosje

Bashkoni dy tavolina ose zhvendosni porosinë në një tavolinë tjetër me pak klikime.

06

Happy hour

Çmime të veçanta sipas datës dhe orarit — aplikohen vetë kur shtohet artikulli.

07

Stafi dhe rolet

Kod personal hyrjeje për çdo operator dhe nivele qasjeje — kamarieri shet, menaxheri administron.

08

Raporte X dhe Z

Pasqyra e turnit dhe e ditës: totalet, pagesat, TVSH-ja sipas normave dhe gjendja e arkës.

Dita në lokal

Çfarë bëni ju, çfarë bën sistemi

Puna e kamarierit mbetet e njëjtë — sistemi merr përsipër llogaritjen, shtypjen dhe raportimin.

Veprimi juajÇfarë bën sistemi
Hapni tavolinënKrijon faturën e tavolinës dhe e shënon si të zënë për të gjitha terminalet e lokalit.
Shtoni porosinëE shtyp menjëherë te kuzhina ose bari dhe e shton në llogarinë e tavolinës.
Klienti kërkon të ndajëNdani artikujt në dy ose më shumë llogari — secila mbyllet me kuponin e vet.
Mbyllni tavolinënFiskalizon kuponin me ATK, e shtyp dhe e liron tavolinën për klientin e radhës.
Mbyllni turninNxjerr raportin X ose Z me totalet, pagesat dhe TVSH-në sipas normave.
Pyetje të shpeshta

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

A punon programi për restorante pa internet?

Po. Kur lidhja bie, kuponi shtypet i shënuar OFFLINE, ruhet në radhë dhe dërgohet në ATK vetë sapo rikthehet interneti — pa asnjë veprim nga ju.

A mund të marrin kamarierët porosi nga telefoni?

Po. Aplikacioni mobil i Kendrix POS për iPhone dhe iPad vjen falas me pakon e shitjes: kamarieri e merr porosinë te tavolina dhe e mbyll me kupon fiskal me QR, pa u kthyer te arka.

A i dërgon porositë në kuzhinë dhe në bar?

Po. Porosia e tavolinës ndahet vetë: ushqimi shkon në printerin e kuzhinës, pijet në atë të barit, ndërsa llogaria mbetet një dhe mund të ndahet kur klientët paguajnë veç e veç.

A më duhet arkë fiskale shtesë?

Jo. Kendrix POS është Softuer Elektronik Fiskal (SEF) i certifikuar nga ATK (nr. SEF 812113983327): fiskalizimi kryhet brenda programit dhe kuponi shtypet në printer të zakonshëm kuponësh, pa pajisje fiskale shtesë.

Sa zgjat instalimi?

Zakonisht brenda ditës. Instaluesi konfigurohet vetë, licenca aktivizohet me telefon brenda minutash dhe udhëzuesi i konfigurimit ju çon nëpër artikuj, staf dhe printerë. Instalimi bëhet në lokal, në gjithë Kosovën.

Ndihma
Blog

Udhëzues për këtë temë

Program për restorante në Kosovë: tavolinat, kuzhina dhe kuponi fiskal

Çfarë duhet të bëjë një program për restorante: sallat e tavolinat, porositë në kuzhinë, ndarja e llogarisë, kamarieri me telefon, kuponi fiskal.

Program për bar dhe kafiteri: çfarë duhet të ketë

Çfarë i duhet një bari ose kafiterie nga programi i shitjes: pllakëza, tavolina, pagesa të kombinuara, raporte turni dhe kupon fiskal nga ATK.

Çka ndodh me kuponin fiskal kur ndërpritet interneti?

Si punon një POS i certifikuar nga ATK pa internet: kuponi shtypet i shënuar OFFLINE, ruhet në radhë dhe dërgohet vetë kur rikthehet lidhja.

Raportet X dhe Z: çfarë janë dhe kur i nxirrni

Dallimi mes raportit X dhe raportit Z, çfarë përmbajnë, kur nxirren gjatë ditës dhe si i ruani për kontrollin e ATK-së — me shembuj.

Të gjithë artikujt
Instalimi

Instalohet në kompjuterin ose kasën tuaj me Windows dhe lidhet me printerin e kuponëve dhe me printerët e kuzhinës. Punon në gjuhën shqipe, me mbështetje edhe për anglisht e serbisht.

Shihni sistemin para se të vendosni.

Demonstrim falas — në lokal ose nga distanca.