Kendrix Dairy
Sistem në ueb · qumështore dhe pika grumbullimiÇdo litër i regjistruar,çdo blegtor i barazuar.
Kendrix Dairy e mban grumbullimin e qumështit nën kontroll — sasitë ditore për çdo blegtor dhe pikë grumbullimi, çmimi për litër, barazimet dhe vërtetimet gjashtëmujore për subvencione.
Regjistri i blegtorëve
Emri unik, telefoni, adresa dhe çmimi për litër — për secilin blegtor veç e veç.
Grumbullimi ditor
Litrat shënohen me një hap, për çdo blegtor dhe pikë grumbullimi.
Barazimi
Sasia e pabarazuar llogaritet vetë; me një klik barazohet dhe ruhet me datë e orë.
Çfarë bën Kendrix Dairy
01
Blegtorët dhe pikat
Çdo blegtor lidhet me pikën e vet të grumbullimit; çmimi për litër caktohet veç e veç.
02
Regjistrimi i sasive
Litrat shtohen — ose zbriten me korrigjim — nga çdo shfletues, edhe në terren nga telefoni.
03
Barazimi me datë
Sasia e pabarazuar rri e dukshme derisa barazohet; historia e barazimeve ruhet me datë e orë.
04
Raportet e grumbullimit
Nga–deri sipas pikës grumbulluese, me total; eksport me detaje ditore.
05
Raporti 6-mujor
Sasitë mujore për çdo blegtor, gati për periudhën e subvencioneve.
06
Vërtetimi për blegtorin
Dokument i shtypshëm me sasitë mujore dhe totalin — për aplikimin për pagesa direkte.
07
Përdoruesit dhe kyçjet
Llogari për çdo pikë dhe operator; çdo kyçje regjistrohet.
08
Punon nga shfletuesi
Pa instalim: hapet nga kompjuteri i qumështores ose nga telefoni në pikë.
Nga litri i parë te vërtetimi
Të dhënat futen një herë, në pikë; raportet dhe vërtetimet dalin vetë.
| Veprimi juaj | Çfarë bën sistemi |
|---|---|
| Shtoni blegtorin | Merr emrin unik, pikën, kontaktin dhe çmimin për litër. |
| Shënoni litrat e ditës | Shtohen te blegtori dhe te totali i pikës për atë ditë. |
| Barazoni në fund të muajit | Llogarit vlerën me çmimin e blegtorit dhe ruan barazimin me datë. |
| Nxirrni raportin | Grumbullimi sipas pikës për çdo periudhë, me eksport ditor. |
| Shtypni vërtetimin | Sasitë mujore të gjashtëmujorit dhe totali, me emrin e qumështores. |
Sistem në ueb — hapet nga çdo shfletues, pa instalim. Sipas kërkesës lidhet me Kendrix POS dhe Kendrix ONE për faturim dhe kontabilitet.