Si të vendosni garancionin dhe kushtet e garancionit
Për artikujt me garancion, mund të caktoni sa muaj zgjat garancioni dhe me çfarë kushtesh.
Hapi 1 Vendosni muajt e garancionit
Hapni artikullin me Ndrysho dhe, te skeda Detajet, shkruani numrin e muajve te Garancioni (muaj). Klikoni Ruaj.

Hapi 2 Hapni kushtet
Në listën e artikujve, te kolona Kushtet, klikoni butonin Kushtet të artikullit. Nëse artikulli nuk ka ende muaj garancioni, shfaqet mesazhi „Vendosni fillimisht muajt e garancionit për këtë artikull.”


Hapi 3 Zgjidhni kushtet
Në dritaren Kushtet keni dy mundësi:
- Lëreni të shënuar Përdor kushtet e përgjithshme të dyqanit, që në kupon të printohen kushtet e përgjithshme.
- Hiqni shenjën dhe shkruani në fushë kushte të veçanta për këtë artikull. Ky tekst zëvendëson kushtet e përgjithshme vetëm për këtë artikull.


Hapi 4 Ruani
Klikoni Ruaj. Për të dalë pa ruajtur, klikoni Mbyll.
Rezultati
Në listën e artikujve, kolona Garancioni tregon muajt, për shembull „10 muaj”, ndërsa kolona Kushtet ka butonin Kushtet.
Video udhëzuese
Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 2:00 deri në 2:50.