Si të shtoni një përdorues (menaxher ose kamarier)
Çdo punonjës duhet të ketë përdoruesin e vet, që shitjet, anulimet dhe turnet të regjistrohen në emrin e tij.
Hapi 1 Hapni Menaxhimin e Stafit
Te Opsionet e Menaxhimit, klikoni Stafi. Lista tregon specializimin, rolin, ngjyrën, telefonin, email-in dhe emrin e çdo përdoruesi.

Hapi 2 Klikoni „+ I ri”
Hapet dritarja Përdorues i ri.
Hapi 3 Plotësoni llogarinë
Te Llogaria:
- Emri i Perdoruesit: emri që shfaqet në POS dhe në kupon.
- Fjalëkalimi: kodi me të cilin përdoruesi hyn në POS. Me Shfaq fjalëkalimin e shihni atë që keni shkruar.
- Roli: Menaxher ose Kamarier.
- Aktiv: lëreni të shënuar që përdoruesi të mund të hyjë.
- Ngjyra: ngjyra e përdoruesit.


Hapi 4 Plotësoni kontaktin
Te Kontakti mund të shkruani Email dhe Telefon. Seksioni Të dhënat e mjekut (klinika) është vetëm për klinikat.
Hapi 5 Ruani
Klikoni Ruaj. Lart djathtas shfaqet mesazhi „U ruajt: …”.

Rezultati
Përdoruesi i ri shfaqet në listën e stafit dhe mund të hyjë në Kendrix POS me fjalëkalimin e tij.
Kujdes: Roli përcakton të drejtat. Kamarieri nuk mund të hapë veprimet e mbrojtura të tavolinës pa kodin e një përdoruesi me të drejta.
Video udhëzuese
Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 3:48 deri në 4:26.