Si të hapni një porosi në tavolinë
Porosia regjistrohet gjithmonë te një tavolinë. Kështu e dini çfarë është porositur dhe sa duhet të paguajë secila tavolinë.
Hapi 1 Zgjidhni sallën dhe tavolinën
Në ekranin e tavolinave, klikoni sallën dhe pastaj tavolinën. Hapet ekrani i porosisë.

Hapi 2 Zgjidhni kategorinë
Klikoni një kategori, për shembull PIJE. Te Produktet shfaqen produktet e saj me çmimin.

Hapi 3 Shtoni produktet
Klikoni produktin që doni të shtoni. Ai shfaqet te Detajet e porosisë dhe faturës. Çdo klikim tjetër mbi të njëjtin produkt e rrit sasinë me një. Totali i porosisë përditësohet menjëherë.

Hapi 4 Kontrolloni porosinë
Kontrolloni emërtimin, sasinë, çmimin dhe rabatin e çdo rreshti. Nëse artikulli ka Happy Hour aktiv, rabati shfaqet vetë.
Rezultati
Porosia është gati. Vazhdoni me printimin e kuponit fiskal ose shtoni shënime dhe ndryshoni sasitë sipas nevojës.
Video udhëzuese
Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 7:06 deri në 7:21.