Si të mbyllni turnin e një kamarieri
Në fund të turnit, menaxheri kontrollon dhe mbyll shitjet e secilit kamarier.
Hapi 1 Hapni kamarierin
Te Paneli i administratorit, te Shitjet sipas stafit, klikoni kartelën e kamarierit.

Hapi 2 Kontrolloni shitjet
Hapet dritarja Detajet e Userit me shitjet e kamarierit: data, produkti, sasia, rabati dhe totali, me shumat në fund.

Hapi 3 Printoni detajet
Klikoni Detajet e printimit nëse ju duhet raporti në letër.
Hapi 4 Mbyllni ditën
Klikoni Mbyll ditën. Në mesazhin Mbyll dritaren – „Jeni të sigurt?” klikoni Yes.

Rezultati
Shfaqet mesazhi „Turniku u mbyll me sukses për kamarierin.” dhe kartela e kamarierit hiqet nga Shitjet sipas stafit.

Kujdes: Mbylleni turnin vetëm pasi kamarieri të ketë dorëzuar paratë dhe të mos ketë tavolina të hapura.
Video udhëzuese
Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 7:14 deri në 7:51.