Menyja e ndihmës

Si të ndryshoni një artikull ekzistues

Çdo artikull ka një dritare me detaje të plota, ku mund të ndryshoni çdo të dhënë të tij.

Hapi 1 Zgjidhni artikullin

Te Opsionet e Menaxhimit → Artikujt, gjeni artikullin në listë dhe klikojeni që të zgjidhet.

Artikulli i zgjedhur në listë para hapjes së detajeve

Hapi 2 Hapni detajet

Klikoni Ndrysho. Hapet dritarja Detajet e artikullit me emrin dhe numrin (#) e artikullit në krye dhe dy skeda: Detajet dhe Happy Hour.

Dritarja Detajet e artikullit me seksionet Identifikimi, Klasifikimi dhe Çmimet

Hapi 3 Ndryshoni fushat që ju duhen

Skeda Detajet ka këto seksione:

  • Identifikimi: Emri, Barkodi, Emri gjenerik, Kodi doganor, Emërtimi i dytë, Prodhuesi, Kodi, Origjina e mallit.
  • Klasifikimi: Kategoria, Kategoria ATK, TVSH, Njesia, si dhe kutitë Artikull, Shërbim dhe Aktiv.
  • Çmimet: Çmimi për copë, Çmimi për pako, Sasia në pako, Kosto e prodhimit.
  • Stoku: Gjendja aktuale, Sasia minimale, Sasia maksimale, Rafti, Skadimi.
  • Garancioni: Garancioni (muaj) dhe Kushtet.
  • Dimensionet dhe Të tjera.
Seksionet Klasifikimi, Çmimet dhe Stoku në detajet e artikullit
Seksionet Garancioni, Dimensionet dhe Të tjera në detajet e artikullit

Hapi 4 Ruani ndryshimet

Klikoni Ruaj poshtë djathtas. Për të dalë pa ruajtur, klikoni Anulo.

Rezultati

Ndryshimet ruhen dhe shfaqen në listën e artikujve.

Kujdes: Ndryshimi i çmimit ose i TVSH-së vlen për shitjet e reja. Kontrollojeni para se ta ruani, sepse ndikon drejtpërdrejt në kuponët fiskalë.

Video udhëzuese

Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 1:10 deri në 1:32.

Mbështetja

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na telefononi ose na shkruani dhe ju ndihmojmë me Kendrix POS.

Telefon 044 205 994
Orari

E hënë – E premte, 09:00–17:00