Menyja e ndihmës

Si të fshini ose çaktivizoni një artikull

Kur nuk doni më ta shisni një artikull, mund ta hiqni nga menyja. Nëse artikulli është shitur ose blerë më parë, Kendrix POS nuk e fshin, por e çaktivizon që raportet dhe historia të ruhen.

Hapi 1 Zgjidhni artikullin

Te Opsionet e Menaxhimit → Artikujt, klikoni artikullin që doni të hiqni.

Lista e artikujve me kolonat ID, Emri, Barkodi, Çmimi, Happy Hour, Njesia, Kategoria, TVSH, Garancioni dhe Kushtet

Hapi 2 Klikoni „Fshi”

Klikoni butonin e kuq Fshi.

Butoni Fshi në Menaxhimin e Artikujve pasi është zgjedhur një artikull

Hapi 3 Konfirmoni çaktivizimin

Nëse artikulli ka shitje ose blerje, shfaqet mesazhi: „Artikulli … ka histori transaksionesh (shitje/blerje) dhe nuk mund te fshihet pa humbur te dhenat. Deshironi ta caktivizoni (fshihet nga menuja, ruhet historia)?” Klikoni Yes për ta çaktivizuar ose No për ta lënë siç është.

Mesazhi që njofton se artikulli ka histori transaksionesh dhe pyet nëse doni ta çaktivizoni

Hapi 4 Kontrolloni rezultatin

Lart djathtas shfaqet mesazhi i gjelbër „U çaktivizua: …”.

Mesazhi i gjelbër „U çaktivizua” pas çaktivizimit të artikullit

Rezultati

Artikulli nuk shfaqet më në menynë e shitjes, por shitjet dhe blerjet e mëparshme të tij ruhen.

Kujdes: Çaktivizimi nuk i fshin shitjet e mëparshme. Kjo është e qëllimshme, që raportet dhe të dhënat fiskale të mbeten të sakta.

Video udhëzuese

Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 0:53 deri në 1:10.

Mbështetja

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na telefononi ose na shkruani dhe ju ndihmojmë me Kendrix POS.

Telefon 044 205 994
Orari

E hënë – E premte, 09:00–17:00