Si të krijoni një kategori të re
Kategoritë grupojnë artikujt. Në ekranin e porosisë çdo kategori shfaqet si buton më vete.
Hapi 1 Hapni Menaxhimin e Kategorive
Te Opsionet e Menaxhimit, klikoni Kategorit në menynë anësore.

Hapi 2 Klikoni „+ I ri”
Hapet dritarja Kategori e re.

Hapi 3 Plotësoni të dhënat
Plotësoni:
- Emri: emri i butonit të kategorisë, për shembull „Ushqime”.
- Ngjyra: ngjyra e kategorisë. Shkruani kodin e ngjyrës ose zgjidheni me butonin pranë fushës.
- Kategoria ATK: kategoria tatimore e produkteve, për shembull UR - Ushqime restoranti.
- Printeri dhe Emri i Printerit: printeri i porosive për këtë kategori dhe titulli që shfaqet në porosi.
Hapi 4 Ruani
Klikoni Ruaj.

Rezultati
Kategoria e re shfaqet në listë dhe lart djathtas shfaqet mesazhi „U ruajt: …”. Tani mund t’i caktoni artikuj, siç tregohet te „Si të shtoni një artikull të ri”.

Video udhëzuese
Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 3:16 deri në 3:48.