Menyja e ndihmës

Importoni faturat e shitjes me AI

Te faqja e faturave të shitjes, paneli Importo faturat me AI lexon skedarët e faturave dhe i shndërron në fatura në Kendrix ONE. Për çdo skedar shihni statusin dhe, kur diçka nuk shkon, arsyen.

Hapi 1 Hapni faturat e shitjes

Në menynë anësore hapni SHITJET → Faturat e shitjes. Në krye të faqes shfaqet paneli Importo faturat me AI, me 20 skedarët e fundit.

Faqja Faturat e shitjes me panelin Importo faturat me AI dhe butonin Ngarko skedarët

Hapi 2 Ngarkoni skedarët

Klikoni Ngarko skedarët dhe zgjidhni një ose më shumë skedarë faturash nga kompjuteri. Shfaqet njoftimi 1 skedar(ë) u shtuan në radhën e ngarkimit dhe skedari del në krye të listës me statusin Duke u procesuar dhe përqindjen e përparimit.

Njoftimi se skedari u shtua në radhën e ngarkimit dhe statusi Duke u procesuar

Hapi 3 Kontrolloni statusin

Kur përpunimi mbaron, skedari merr një nga statuset: Ekziston tashmë (fatura është importuar më parë, kështu që nuk krijohet dublikatë) ose Dështoi. Butoni Shiko të gjitha në krye të panelit zgjeron listën.

Hapi 4 Shihni pse dështoi

Për një skedar me Dështoi, klikoni ikonën ⓘ djathtas në rresht, para menysë ⋯. Hapet lista e të dhënave që AI-ja nuk i gjeti (p.sh. Nuk u gjet emri i blerësit, Nuk u gjet numri fiskal i blerësit, Nuk u gjet sasia) dhe gabimi që e ndaloi importin. Në shembull fatura kishte datë në një periudhë fiskale të mbyllur: „Kjo datë bie në një periudhë fiskale të mbyllur. Zgjidhni një datë në një periudhë të hapur.”

Skedari me status Dështoi dhe lista e arsyeve pse fatura nuk u importua

Kujdes: Ky panel është për fatura shitjeje. Faturat e furnitorëve ngarkojini te Faturat e blerjes.

Kujdes: Një faturë me datë në periudhë fiskale të mbyllur nuk importohet. Hapni periudhën ose korrigjoni datën te dokumenti.

Video udhëzuese

Shikoni këtë veprim në videon demonstruese, nga minuta 0:39 deri në 1:12.

Mbështetja

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na telefononi ose na shkruani dhe ju ndihmojmë me Kendrix ONE.

Telefon 044 205 994
Orari

E hënë – E premte, 09:00–17:00