Menyja e ndihmës

Mbyllja e vitit (përmbledhja vjetore)

Kjo faqe mbledh në një vend shifrat vjetore që ju duhen për mbylljen e vitit.

Hapi 1 Hapni faqen

Në menynë anësore hapni LIBRAT → Mbyllja e vitit.

Faqja Mbyllja e vitit (përmbledhja vjetore) në Kendrix ONE

Hapi 2 Njihuni me faqen

Në faqe shihni:

  • Shitjet Vjetore, sipas muajve: Shitjet, Blerjet (Blerje Malli, Blerje Shpenzime, Blerje Investime, Blerjet Totale), Qeraja (Neto, Bruto) dhe Pagat (Pagat Bruto, Kontributi i Punëdhënësit 5%, Totali i Pagave).
  • Përmbledhja Tremujore (TM1–TM4): Shitjet, Shpenzimet, Fitimi dhe Parapagimi i Tatimit (10%).
  • Lista e Mjeteve Themelore (Aseteve): Aseti, Data e Blerjes, Vlera Blerëse, Norma %, Zhvlerësimi i vitit, I akumuluar dhe Vlera e Mbetur.
  • Pasqyra e të Ardhurave.

Hapi 3 Zgjidhni vitin

Zgjidhni Viti dhe klikoni Rifresko. Me Eksporto në Excel e nxirrni raportin.

Këshillë: Nëse llogaria kalimtare 1115 ka saldo, faqja e shfaq këtë në krye, me lidhjet Shiko rreshtat në pritje dhe Kartela e 1115.

Mbështetja

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na telefononi ose na shkruani dhe ju ndihmojmë me Kendrix ONE.

Telefon 044 205 994
Orari

E hënë – E premte, 09:00–17:00