Menyja e ndihmës

Skemat kontabël

Skema kontabël përcakton në cilat llogari regjistrohet një artikull ose një aset afatgjatë. Artikulli i ri merr llogaritë e skemës së vet.

Hapi 1 Hapni faqen

Në menynë anësore hapni KONFIGURIMI KONTABËL → Skemat kontabël.

Faqja Skemat kontabël në Kendrix ONE

Hapi 2 Njihuni me faqen

Në faqe shihni:

  • Skedat Artikuj (afatshkurtër) dhe Aktive afatgjata, me numrin e skemave.
  • Kolonat Kodi, Përshkrimi, Klasa, Llog. Inventari, Llog. Blerje / Kosto, Llog. Shitje, Llog. Tek të tretët, Kosto e shitjes (tjetër) dhe Statusi.

Hapi 3 Krijoni skemat

Krijo skemat standarde krijon skemat bazë. Skemë e re shton një skemë tuajën.

Hapi 4 Plotësoni llogaritë

Llogaritë e parazgjedhura cakton llogaritë bazë, ndërsa Shto llogaritë që mungojnë në planin kontabël krijon llogaritë që ende nuk ekzistojnë.

Mbështetja

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na telefononi ose na shkruani dhe ju ndihmojmë me Kendrix ONE.

Telefon 044 205 994
Orari

E hënë – E premte, 09:00–17:00