Terminet e klinikës
Faqja Terminet tregon terminet e ditës, me një kolonë për çdo mjek.
Hapi 1 Hapni faqen
Në menynë anësore hapni KLINIKA → Terminet.

Hapi 2 Njihuni me faqen
Në faqe shihni:
- Kolona ORA me oraret çdo 30 minuta.
- Një kolonë për çdo mjek, me numrin e termineve të ditës (Termine: N).
- Lart: shigjetat për ditën e mëparshme dhe tjetrën, butoni Sot, zgjedhësi i datës dhe filtri Të gjithë mjekët.
Hapi 3 Shtoni një termin
Klikoni Termin i ri lart djathtas, ose klikoni drejtpërdrejt orën e lirë te kolona e mjekut.