Kendrix POS certifikohet nga ATK si Softuer Elektronik Fiskal
ATK aprovoi Kendrix POS v1.2.4 si Softuer Elektronik Fiskal të certifikuar më 11 gusht 2026 — nr. SEF 812113983327. Çfarë do të thotë për bizneset që e përdorin.
Prishtinë, 12 shtator 2026. Kendrix POS, sistemi i pikës së shitjes i zhvilluar nga Kendrix Tech L.L.C., është certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si Softuer Elektronik Fiskal (SEF).
Të dhënat e vendimit
| Softueri | Kendrix POS, versioni 1.2.4 (Desktop Windows) |
| Nr. i SEF në regjistrin e ATK-së | 812113983327 |
| Data e certifikimit | 11 gusht 2026 |
| Numri i aplikimit | 20731812 (aplikuar më 21 korrik 2026) |
| Shqyrtuar nga | Komisioni për Regjistrim dhe Certifikim të SEF |
| Baza ligjore | Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2026, nenet 32, 34 dhe 37 |
| Kodi i verifikimit | ATK-2026-58CDEA0E |
| Tatimpaguesi | Kendrix Tech L.L.C., NUI 812307975 |
Komisioni vlerësoi se tatimpaguesi ka plotësuar të gjitha kushtet dhe specifikimet teknike e funksionale të përcaktuara në nenet 32, 34 dhe 37 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2026.
Çfarë do të thotë për bizneset
Me një SEF të certifikuar, fiskalizimi ndodh brenda vetë programit të shitjes:
- çdo kupon nënshkruhet dixhitalisht dhe regjistrohet në ATK në momentin e shitjes, pa veprim nga arkëtari;
- kuponi merr numrin fiskal (NIVF), numrin verifikues (NUIKF) dhe QR kodin, që klienti e verifikon në faqen e ATK-së;
- raportet X dhe Z dhe regjistrat përmbushin kërkesat e ATK-së;
- kur nuk ka internet, kuponi shtypet i shënuar OFFLINE dhe dërgohet vetë sapo rikthehet lidhja.
Kendrix POS punon në mënyrat restorant, market, klinikë dhe shitje e shpejtë, në gjuhën shqipe me mbështetje për anglisht dhe serbisht, dhe vjen me aplikacion mobil falas për iPhone dhe iPad. Për klientët ekzistues asgjë nuk ndryshon në punën e përditshme: versioni i certifikuar përditësohet si çdo përditësim tjetër.
Verifikimi
- Regjistri publik i SEF-ve të certifikuar: apps.atk-ks.org/sefaplikimi/PublicSEF/Details/16
- Verifikimi i vendimit: apps.atk-ks.org/sefaplikimi/Verify/FinalDocument?code=ATK-2026-58CDEA0E
Rreth Kendrix Tech
Kendrix Tech L.L.C. është kompani softuerike me seli në Prishtinë, e themeluar në vitin 2020. Ndërton dhe mirëmban Kendrix POS, Kendrix ONE (kontabiliteti dhe menaxhimi i biznesit), Kendrix Dairy, Kendrix Vinery dhe Kendrix Booking, si dhe sisteme me porosi. Kontakt: 044 205 994, hello@kendrix.org. Rreth nesh →